zoom

Bota

Eksperiment në Brazil! Do të vaksinohet një qytet i tërë

Instituti i kërkimeve në Brazil ka nisur një fushatë për të vaksinuar të gjithë popullsinë adulte në një qytet, për të parë nëse është i mundur zvogëlimi i rasteve me Covid-19.

Studimi do të bëhet në qytetin Serrana, në juglindje të Sao Paulo-s. Popullsia që do të vaksinohet arrin në 30 mijë njerëz dhe do të imunizohet në tre muaj. Ideja për të vaksinuar të gjithë popullsinë do të lejojë studiuesit të ndjekin evolucionin e epidemisë, duke bërë të mundur llogaritje dhe parashikime për ecurinë e virusit.

Qyteti i Serrana-s, me një popullsi prej afro 45,000 është ndarë në katër rajone të koduara me ngjyra. Të gjithë njerëzit mbi 18 vjeç do të administrohen me një vaksinë Coronavac, me përjashtim të grave shtatzëna ose gjidhënëse dhe atyre me sëmundje të rënda.