zoom

Aktualitet

Ekskluzive/ Vrasja në Elbasan, flasin shokët e Arbër Paplekajt që kanë shërbyer më të në Afganistan

Ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga të shtënat me armë që ndodhën në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën 4 persona të tjerë, duke përfshirë edhe një efektive policie.

Personi që ka vrarë Xhuvanin u bë me dije se është Arbër Paplekaj, një oficer karriere, që ka qenë pjesë e trupave shqiptare në Afganistan, por edhe në disa poste drejtuese në policinë shqiptare.

Për merita të veçanta në luftën kundër terrorizimit, ai u dekorua me certifikatë mirënjohje në vitin 2015 nga kryeministri Edi Rama. Por jo vetëm kaq, certifikatat e mirënjohjes por edhe për trajnimet në misionin këshillues në Afganistan kanë qenë të shumta për Paplekën.

Për Zoom.al kanë folur shokë që kanë qenë me Paplekaj në Afganistan dhe e tregojnë si një njeri me shumë parime, të aftë, të dashur dhe shumë pozitiv.

Ata kanë mbetur të befasuar nga ajo që ka ndodhur, por sipas të dhënave dhe dëshmive që janë bërë deri më tani, ai ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Kolegu i tij, L.P u shpreh: Më vjen keq për atë që ka ndodhur, Arbri është një njeri me shumë vlera dhe parime, besoj se ajo ka qenë e vetmja rrugëzgjidhje në atë moment.

Pas largimit nga radhët e policisë së shtetit ai ka qenë pjesë e stafit të sigurisë së ambasadës amerikane në Shqipëri, por edhe trupërojë i një biznesmeni në Tiranë. Më pas ai iu bashkua stafit të drejtuesit politik të PD-së në Elbasan në mbrojtjen e votës.

Arbër Paplekaj është me origjinë nga Tropoja dhe baba i katër fëmijëve.