Aplikacion
Zoom.al ka mësuar se “Kastrati Group” po negocion prej kohësh me kompaninë Vodafone për të marrë pronësinë dhe shërbimin e mirëmbajtjes së antenave përçuese të sinjalit.
Ky është një ndër sektorët kyç të telefonisë celulare. Një burim i besueshëm i tha Zoom.al se palët janë në negociata intensive dhe janë pranë arritjes së një marrëveshje. “Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, marrëveshja pritet të mbyllet brenda këtij viti”, u shpreh ai. Por veç shërbimit të antenave, një tjetër burim i pohoi Zoom.al se nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të shkojë më tej. “Mundet që Kastrati Group të blejë të gjithë kompaninë Vodafonë”, ishte pohimi i tij.
Kompani të tjera shqiptare kanë tashmë aksione në “One”, kompaninë që dikur mbajti emrat “Telekom Albania” apo “AMC”.
“Duke parë investimet e rivalëve në telefoninë mobile, edhe Kastrati mund të jetë i interesuar për ta përvetësuar pjesërisht apo edhe tërësisht Vodafone-in”, tha burimi.
KUSH ËSHTË “KASTRATI GROUP”
Kastrati Group operon kryesisht në fushën e energjisë dhe hidrokarbureve. Në vitin 2019 ai ishte grupi më i madh përsa i përket xhiros vjetore dhe fitimeve.
Grupi raportoi fitimet më të larta nga aktiviteti në Shqipëri, me 3.1 miliardë lekë, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Kompanitë kryesore të “KASTRATI group” janë: