zoom

Slider

Einxhel Shkira përsëri shtatzënë? Mesa duket e konfirmoi…

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz mesa duket do të bëhen përsëri prindër. Lajmi është ende i pakonfirmuar, por nuk është mohuar dhe mbi të gjitha vetë Shkira i ka shtuar pak më shumë benzinë zjarrit të rrjeteve sociale.

Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”. Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Këtë postim moderatorja e ka shpërndarë edhe në postimin e saj në Instagram duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”.Gjë që lë të kuptohet se po konfirmon aludimet e fansave.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë rreth 6 muaj më parë ku u bekuan me një djalë të cilin e quajtën Trev.