zoom

Politikë

Efektivja u fut për ta parandaluar por…/ Si ndodhi krimi i rëndë sot në Elbasan

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve.

Ish-kreu i LSI-së, Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri nga shoqëruesi i kandidatit për deputet të PD-së, Gazment Bardhit, i quajtur Arbër Papleka. Dhe për policinë nuk ka më dyshim se ky është edhe autori i vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjerin Xhuvani., si dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani dhe Eltjon Bodinaku.

Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë së Krimeve Kundër Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi Arbër Papleka, ish-punonjës police.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.