zoom

Slider

Edi Reja publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Anglisë, San Marinon dhe Andorën. Ka surpriza

Shqipëria është gati për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit në vitin 2022 dhe ditën e sotme FSHF ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Edy Reja për tre ndeshjet e muajit mars.

Kuqezinjtë përballen me Andorrën më 25 mars, kurse më pas presin Anglinë më 28 mars në stadiumin “Air Albania”. Më 31 Shqipëria luan në transfertë me San Marinon. Për herë të parë grumbullohen lojtarët si Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Ndërsa rikhehen Arlind Ajeti. Ndërsa mungojnë Armando Sadiku dhe Armir Abrashi.

LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME ANDORRËN, ANGLINË DHE SAN MARINON
PORTIERË: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Gentian Selmani
MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Mario Mitaj, Erion Hoxhallari, Arlind Ajeti, Hysen Memolla
MESFUSHORË: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Nedim Bajrami, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani, Odise Roshi
SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Florian Kamberi, Rey Manaj, Myrto Uzuni.