zoom

Politikë

Edi Rama nuk guxon të thotë atë që i kërkon ambasada amerikane për Tom Doshin

Për disa minuta me radhë kryeministrit Edi Rama iu kërkua nga gazetarët në studion e emisionit Opinion të thotë atë që i është kërkuar publikisht nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ambasadorja kërkoi që ashtu si PD, edhe PS të shprehet se nuk e do Tom Doshin në parlament, pasi ai është shpallur non grata në SHBA dhe Australi.
Por kryeministri Rama nuk guxoi ta thotë që Tom Doshi s’duhet të jetë. Madje ai tha se Tom Doshi ishte ëngjëll në krahasim me Ilir Metën e Sali Berishën.
“Nuk e përcaktoj unë nëse ai futet apo jo në parlament” tha Rama duke iu shmangur kërkesës.
Por drejtori i informacionit në ABC News, gazetari Andi Tela, i tha se nuk po i kërkohet ta pengojë, por vetëm të thotë publikisht që ai nuk duhet të jetë deputet.
Pavarësisht insistimit të gazetarit, Rama i bishtnoi kërkesës së gazetarit dhe ambasadores amerikane. /Zoom.al