zoom

Politikë

Edi Rama humbet në Durrës! Si u bë ndarja e mandateve mes PS-së, PD-së dhe LSI-së

Kryeministri Edi Rama, i renditur i teti në listën e qarkut të Durrësit nuk ka mundur dot të sigurojë mandatin direkt në këtë qark.

Ai e kishte shpallur Durrësin prioritet, për shkak të procesit të rindërtimit, por durrsakët duket se nuk i kanë besuar projektit të tij.

PS ka marrë 7 mandate, PD 6, e ndërsa LSI 1.

Megjithatë Rama do të jetë deputet, pasi e ka fituar mandatin direkt në qarkun e Vlorës, ku po ashtu ishte renditur i teti. /Zoom.al