zoom

Bota

Edhe vëllai i Navalnyt në “listën e zezë” të Kremlinit, mister akuzat

Vëllai i vogël i Alexei Navalny, kritikut të Putinit që ndërroi jetë pak ditë më parë mistershëm në burg, është shtuar në listën e Kremlinit për personat në kërkim.

Oleg Navalny tani shfaqet si “i kërkuar” në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse ndërkohë që nuk bëhen publike akuzat ku bazohet një akt i tillë.

Kujtojmë se Alexey Navalny vdiq të premten në një burg në Siberi pasi u burgos pas kthimit në Rusi.

Gruaja e Navalny, Yulia Navalnaya, ka bërë thirrje për mundësinë e tërheqjes së trupit të tij dhe është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit  të saj të ndjerë. /ZOOM.AL/