Aplikacion
Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka
Ende nuk dihet se sa është numri i personave që do të vijnë me këto dy avionë.
Kujtojmë se orët e para të mëngjesit të sotëm erdhi në Shqipëri avioni i parë me 121 shtetas afganë, shumica gra e fëmijë, të cilët janë strehuar në struktura hotelerie në Durrës.
Afganët e evakuuar nga vendi i tyre janë njerëz që i kanë shërbyer qevreisë amerikane, ndërsa pas marrjes së pushtetit nga talebanët iu rrezikohet jeta. /Zoom.al/