zoom

Politikë

Edhe 3 kuti! PS-ja merr tjetër mandat në Berat, LSI-ja asnjë

Kur kanë mbetur edhe 3 kuti për t’u numëruar, duket se PS-ja ka marrë edhe një tjetër mandat në qarkun e Beratit.

Të dhënat e fundit tregojnë se PS-ja ka arritur të marrë 5 mandate në këtë qark, ndërsa PD 2 mandate. LSI-ja e ka humbur mandatin e saj, duke mos marrë asnjë në qarkun e Beratit.

Aktualisht janë numëruar 274 kuti nga 277 në total.

Rezultati:

PS-55.91%

PD-30.48%

LSI-11.19%