zoom

Aktualitet

E trishtë! Covid-i i merr jetën mjekut në moshën 50-vjeçare, mesazhi prekës i Tritan Kalos

I infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare mjeku Geron Husi. Lajmi i trishtë është bërë publik nga mjeku Tritan Kalo, me anë të një mesazhi prekës në Facebook, ku edhe ky i fundit shpreh ngushëllimet për kolegun e tij.

Husi ka punuar si mjek endokrinolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Postimi i Tritan Kalos

Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….

Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…

Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!