zoom

Stil

E “thumboi” në rrjete sociale, Alban Skënderaj ia kthen Flori Mumajesit!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë.

Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Së fundmi Flori Mumajesi ka “thumbuar” Albanin teksa ka postuar dy foto të tyre, ku shihen të jenë veshur me të njëjtën xhaketë dhe me anë të shkrimit në foto Flori është shprehur: Ta dhash 1 xhirro pallton për sebep jo për foto… Nxirre dorën nga xhepi i nxirë.

Epo duket se Albani nuk ka dashur ta anashkaloj këtë edhe pse i ka kthyer një përgjigje pas disa ditësh, ku ka postuar një foto tjetër me atë veshje dhe ka shkruar diçka për të sqaruar të gjithë ndjekësit e tij dhe ka etiketuar në postim Florin.

Ju betohem që është e imja palltoja.