zoom

Politikë

E rëndë/ U vaksinuan me AstraZenca, 11 mësues në Durrës shfaqin komplikacione

Vaksinimi i mësuesve me”AstraZeneca” nuk po ecën ashtu siç duhet pasi numri i tyre është më i pakët se sa ishte parashikuar e kjo për disa arsye. Së fundmi “FaxNews” ka raportuar se disa mësues në qytetin e Durrësit kanë shfaqur komplikacione pas injektimit të vaksinës AstraZeneca, dhe kanë munguar sot në dhënien e mësimit.

Mësohet se janë lënë disa ditë në shtëpi 4 mësues në shkollën “Jusuf Puka” dhe 7 mësues në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”. Lajmin për disa shqetësime në radhë e arsimtarëve që kanë bërë vaksinën e ka konfirmuar dhe drejtoresha e DAR në qytetin e Durrësit Jonida Matohiti, edhe pse nuk ka dhënë shifra konkrete. Drejtoresha ka thënë se disa mësuesve u është dhënë 1 javë kohë të rikuperohen nga vaksina, edhe pse Komiteti i Vaksinimit ka dhënë garanci se efektet anësore janë të rralla.

Kujtojmë se prej disa ditësh tanimë shumë vende europiane dhe jo vetëm kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca pas rasteve të mpiksjes së gjakut dhe trombozës e cila ishte në nivele më të larta seç duhet. Ndërsa në vendin tonë ky proces vijon normalisht sikur asgjë s’ka ndodhur dhe vetë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që me këtë vaksinë të vaksinojë mësuesit.