Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Sazan, ku një peshkarexhë ku ndodheshin dy peshkatarë është mbytur. Mësohet se për fat të mirë, të dy peshkatarët janë shpëtuar.
Ata ishin duke peshkuar por për shkak të motit të keq, varka ku ndodheshin ka futur ujë dhe është mbytur.
Peshkatarët janë shoqëruar në breg në gjendje të mirë shëndetësore.Tashmë ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërsa mjeti lundrues po tërhiqet për ta nxjerr në breg./zoom.al/