zoom

Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ 30-vjeçari sulmon policin që dërhyri për të ndaluar dhunën në familje

Një 30-vjeçar sulmoi një efektiv policie në Shkodër, duke e lënë të plagosur.

Punonjësi i policisë me inicialet K. Ç. shkoi në shtëpinë e 30-vjeçarit pas një njoftimi të marrë për dhunë në familje.

Por 30-vjeçari kundërshtoi arrestimin e tij, duke plagosur me thikë në dorë dhe fytyrë policin.

Në mbështetje të tij shkoi dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar agresorin.

Ai u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme për të kryer një injeksion qetësues.

Më pas, 30-vjeçari u dërgua në komisariat.