zoom

Aktualitet

E rëndë në Itali/ Shqiptari dhunon me grushte dhe çelës makine ish-bashkëshorten

Një 47-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane, i akuzuar për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Ai përndiqte dhe tentoi të vriste ish-gruan e tij, që jetonte në qytetin e Pordenones.

Sipas mediave italiane, këtë të mërkurë, 47-vjeçari e priti ish-gruan e tij para shtëpisë së saj dhe sapo ajo doli jashtë, e sulmoi me grushte.

Ai përdori edhe një çelës makine për ta goditur, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Ish-bashkëshortja e tij u pajis me urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes.