zoom

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër! 50-vjeçari gjendet i pajetë në garazh, policia jep detajet për ngjarjen

Një ngjarje e rënë është shënua pasditen e kësaj të premte në fshatin Goranxi të Dropullit.

Një 50-vjeçar është gjendur pa shenja jete në garazh, pranë mjetit të tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa trupi i shtetasi V.K. është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.