zoom

Aktualitet

E rëndë! Korçë, çifti i bashkëshortëve goditen me karrige në qendrën e votimit

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër votimi në Vashtmi të Korçës.

Një çift bashkëshortësh janë goditur më karrige, ku sipas tyre kjo ka ndodhur, pasi nuk lejuan nënën e tyre të votonte.
Personi i dëmtuar është Ardian Avdolli bashkë me bashkëshorten e tij.

“Atje pra në qendër votimit, arsyeja për nënë nuk e lejuan dhe e shtynë e goditën janë edhe kamerat aty, Ata janë dy vëllezër djem të kryeplakut, na goditën me karrige”, tha ai.

Nuk dihet ende se kush është autori i ngjarjes dhe shkaku që degradoi deri në dhunë.