zoom

Bota

E rëndë/ Gjyshi përdhunon mbesën, 17-vjeçarja: Kisha frikë të tregoja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 83-vjeçar akuzohet se përdhunonte mbesën e tij 17-vjeçare. Sipas mediave greke, vajza i tha policisë se gjyshi i saj e përdhunonte prej vitesh, por ajo kishte frikë të fliste.

Raportohet se ajo vendosi t’i tregonte nënës së saj se çfarë po ndodhte shumë kohë më vonë, por tashmë është bërë denoncimi. 83-vjeçari akuzohet për përdhunimin e mbesës së tij, e cila tani është 17 vjeçe.