zoom

Aktualitet

E rëndë/ 77-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu. Emri…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin. Mësohet se një 77-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu. Policia ka njoftuar se viktima është shtetasi Taf Kasmi, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.04.2021, rreth orës 10 :40, në Fushë-Milot Kurbin, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi T.K 77 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.