zoom

Aktualitet

E premte aksidentesh! Kamioni përplas biçikletën, makina një të mitur

Dy aksidente brenda pak minutash kanë ndodhur në Tiranë mesditën e sotme. Një kamion ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

Ndërsa një makinë, ka aksidentuar një fëmijë 8-vjeçar te rrethrrotullimi i “Komunës së Parisit”. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.