zoom

Aktualitet

E përdornin për gatim! Shpërthen bombola në Krujë, plagoset një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një banesë në Tapizë të Krujës, ku ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë, nga shpërthimi ka mbetur e plagosur një grua.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në Tapizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bombola ka shpëthyer aksidentalisht në banesën e shtetasit me inicialet M.S., të cilën e përdornin për gatim.

Për pasojë është lënduar bashkëshortja, shtetësja A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.