zoom

Aktualitet

E pazakontë në Kavajë/ Burri i kërkon ndihmë gruas: Hajde rrahim vëllanë tim!

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur së fundmi.

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh, të cilët janë bërë bashkë dhe kanë ushtruar dhunë në familje.

Konkretisht, burrë e grua kanë dhunuar vëllanë e bashkëshortit të arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe (bashkëshortë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. B. (vëllai i 55-vjeçarit)l”, njofton policia./ Zoom.al