zoom

Bota

E pazakontë! Gruaja në Turqi feston divorcin, festë me daulle e këngë

Një 42-vjeçare turke ka realizuar një festë të madhe në momentin që është ndarë nga i shoqi.

Çilem Ulkerler ka përfunduar me sukses procesin gjyqësor për ndarjen nga bashkëshorti, e këtë e ka festuar në lagjen ku është rritur me këngë e daulle.

E reja e quan fitore përfundimin e procesit gjyqësor, madje dhe muzikanti i thirrur në ceremoni deklaron që është hera e parë që merr pjesë në një koncert të tillë.

Çilem është nënë e dy fëmijëve, ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Arsyeja e ndarjes sipas mediave, ishte dhuna sistematike dhe problemet ekonomike të çiftit.