zoom

Aktualitet

E paprecedentë/ Si po tentohet të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve tek Infermieria (Dokumenti)

Komisioni i Apelimit vendosi që të pranojë ankimimin dhe të rinumërojë votat për zgjedhjen e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, me një vendin që ngre dyshime të forta se po tentohet me çdo kusht ndryshimi i rezultatit.

Nga numërimi i votave, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve shpalli fitues Ergys Ramosaçaj, me diferencë të vogël votash. Vendimi i Apelit mban datën e sotme, 11 korrik 2024, teksa u tentua edhe të mos bëhej transparencë me publikim të argumenteve.

Dekania në detyrë, Ilirjana Zerkja, 5 ditë më vonë, e ankimoi rezultatin, duke kërkuar rinumërim të votave që ndodheshin në kutitë që në këtë periudhë kanë qëndruar në ambiente të papërshtatshme. Pra në zyra të paautorizuara, pa kushte sigurie dhe jo nën mbikëqyrje sipas rregullave.

Në këtë mënyrë nuk dihet kush ka pasur akses në materiale.

Në vendimin e Apelit, që rrëzon KIZ, jepen arsye të ndryshme, duke pranuar pretendimet e dekanes humbëse. Aty përmenden procesverbalet, parregullsitë që sipas saj janë vënë re në disa qendra dhe veçanërisht votat e pavvlefshme. Madje një prej arsyetimeve të pranuara nga Apeli është edhe ajo se “numëruesit kishin qenë të lodhur” dhe për këtë arsye votat mund të ishin numëruar gabim.

Pjesë e pretendimeve të saj ishin edhe ekzistenca e votave me dy shenja, mosshprehja me shkrim e numëruseve, por vetëm me fjalë apo edhe procesverbale me numër votash më shumë se votues.

Komisioni ka pranuar edhe shqyrtimin e pamjeve filmike, teksa autorizoi rinumërimin e votave të deklaruara të pavlefshme, si dhe të disa qendrave ku humbësja pretendon se ka pasur shkelje.

Burime nga kampi i fituesit, Ergys Ramosaçaj, ka dyshime se rezultati po tentohet të manipulohet.

Në këtë lojë hyri edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, i cili urdhëroi Komisionin e Apelit që të kërkonte rinumërim të votave. /Zoom.al