zoom

Politikë

“E ndriti Shqipëria dhe e menderosi Franca”/ Ralf Gjoni ironi: Normal që Rama do tallet kur ka para një gjumash që bën libra

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni nuk i kurseu ironitë dhe gjuhën e ashpër në parlament për qeverinë, por jo vetëm. Duke komentuar vizitën e Ramës një ditë më parë në Paris, Gjoni tha:

“Për çfarë vajti atje ai, a po për t’i dhënë mend Macron-it, se e ndriti Shqipëria dhe e menderosi Franca. Po normal që Rama do tallet kur ka para një gjumash që bën libra. Misioni i tyre i përbashkët është që t’ju bëjnë juve kurbane për interesat e tyre”.

Ndërsa sa i përket aktit normativ për vaksinat ai tha:

“Ç’ju duhet sputnik dhe sinofarm , ne shohim drejt perëndimit, kjo është luftë politike. Pandemia është vetëm maja e asbergut e një lufte ekonomike. Sot nuk po flasim në këtë akt për një vaksinë të gjithëpranuar. Nuk po flasim për një vaksinë ndërkombëtare. Është një kakofoni dhe një dilentatizëm politik gjithandej. Mban erë shumë të keqe gjithandej dhe ne nuk kemi pse të bëhemi pjesë e kësaj. Kjo është luftë gjeopolitike dhe jo luftë shëndetësore. Unë nuk e kuptoj pse e keni sjellë këtë Akt Normativ në Parlament apo për t’ju fshehur përgjegjësisë juridike në të ardhemn? Ju keni frikë dhe nuk jeni të sigurt për të ardhmen”.