zoom

Aktualitet

E marta e përgjakur, 4 aksidente dhe 8 të plagosur në Shqipëri brenda pak orëve

Në një hark kohor prej rreth 2 orësh, në Lezhë, Lushnjë, Dropull dhe Gjirokastër, janë regjistruar 4 aksidente, me 8 persona të plagosur.

Dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të marte në Ishull Lezhë, ku ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve, një burrë rreth të 70-ve.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet policore në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhen e rrethanave të këtij aksidenti.

Më herët, një aksident me dy të lënduar ndodhi në daljen veriore të qytetet të Lushnjës, ku dy automjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkollë. Për pasojë, dy automjetet kanë përfunduar në trotuar ku për fat të mirë këmbësorë nuk ka pasur.

Nga aksidenti, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit që shërbente si taksi dhe udhëtarja. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe policisë, si dhe të ambulancës, janë nxjerrë nga mjeti të lënduarit të cilët më pas u dërguan në spital.

Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 09:45. Këtë herë, 2 makina u përplasën në Jorgucat të Gjirokastrës, në rrethana momentalisht të paqarta.

Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona, prej të cilëve një grua shtatzënë. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe nuk raportohet të jenë në rrezik për jetën.

Një aksident më i lehtë ndodhi në Dropull, në të njëjtën fashë, ku u përfshinë dy automjete dhejanë lënduar dy persona.

Burimet paraprake të policisë njoftojnë se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.