zoom

Të gjitha

E la për Atdheun, Geliani shpërthen kundër Sarës!

Sara dhe Geliani u deklaruan për njëri-tjetrin 1 javë më parë, por duket se rrugës gjërat kanë ndryshuar. Disa ditë më parë Sara u shfaq në shoqërinë e Atdheut dhe të dy dukeshin më të afërt seç duhet.

“Shih para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah një fotografie me Sarën.

“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

Gjithashtu ditën e djeshme me rastin e ditëlindjes së Fationit, Sara dhe Atdheu ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Geliani nuk u pa gjëkundi. Madje Sara dhe Atdheu publikuan foto e video në momente romantike, ku shfaqeshin të përqafuar e duke u puthur me njëri-tjetrin.

Autorja e emisionit, Olsa Muhameti ishte gjithashtu e pranishme në festë dhe paralajmëroi se sot do të ndodhë diçka e papritur me Sarën. Sipas shenjave ajo ka vendosur të lërë pas Gelianin dhe të nisë një histori të re dashurie me Atdheun, të cilit i dhuroi puthjen e parë në “Për’puthen”.

Siç duket këto zhvillime Geliani nuk i ka pritur mirë dhe ka shpërthyer kundër Sarës përmes një postimi në Instagram.

“Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, shkruan Geliani.

Ai nuk e ndjek më Sarën në Instagram, ndërsa Atdheu vazhdon të jetë pjesë e listës së miqve të tij.