Aplikacion
Ndërsa fliste për këtë çështje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke i kërkuar që të linte foltoren.
Debati:
Bardhi: Zonja kryetare hiqe nga fjalori kërcënimin se do të ndërpresë fjalën sepse nuk i shkon kryetares së Kuvendit. Së dyti, nuk e di çfarë quanin veprimtari shtetërore, por për mua trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioritare. Veprimtaria e agjencive sekrete të huaja është çështje shtetërore. E kuptoj që trafiku ndërkombëtar i drogës për Edi Ramën është çështje private. Se nëse familjar të tu janë të përfshirë në trafik droge, pa dyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e konsideron veprimtari shtetërore.
Nikolla: Lironi foltoren! Do vazhdojmë me rendin e ditës! Rri prit me qetësi vendimin e organeve të drejtësisë nëse ke shpifur apo jo. Tani na lë të vazhdojmë.
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi foli edhe për Amnistinë. Ai deklaroi se asnjë i dënuar për korrupsion nuk do të përfitojë nga amnistia.
Ai tha se çdo gjë tjetër është gënjeshtër.
“Në këto 25 vite kanë përfituar gjithmonë të dënuarit. Kuvendi gjatë kësaj legjislature ka shpallur dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë. Falen të gjithë protestuesit. Ne kemi marrë përsipër që të parashikojmë faljen e çdo protestuesve. Ato protestat e shoqërisë civile apo ato politike. Asnjë anëtar i korruptuar, nuk përfiton nga amnistia. Asnjë subjekt që është dënuar apo hetuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia”, tha Bardhi. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet