zoom

Politikë

“E keni rrejt kët popull, e keni masakru”/ Banori i Bulqizës shpërthen ndaj kandidatit socialist: Ku ku oj nanë, edhe ujin….

Ndërsa na ndajnë vetëm 7 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, forcat politikë dhe kandidatët e tyre kanë intensifikuar takimet elektorale me qytetarë dhe banorë të zonave përkatëse.

Të gjitha partitë sigurohen që për syrin e dëgjuesve dhe shikuesve të paraqesin komentet pozitive të qytetarëve, por në një video të siguruar nga “Panorama.al” rezulton e kundërta.

Dy kandidatë për deputetë të PS-së në qarkun e Bulqizës, Lavdim Krashi, i renditur i pari në listë shoqëruar edhe nga kandidati i katërt, Melaim Damzi janë përballur me një qytetar të zemëruar në takimin e tyre.

Ai pretendonte se gjatë tetë viteve qeverisje kryebashkiaku i dikurshëm Melaim Damzi që kishte premtuar ujë të pijshëm dhe kanalizime për ujërat e zeza nuk ishte bërë asnjë punë.

Qytetari: Ai ka qenë kryetar bashkie për katër vjet dhe na ka premtuar këtij populli, jo mua, këtij populli, që do t’u bëj kanalet e ujërave të zeza dhe do t’ju sjell ujë të pijshëm. Jo që s’bëri kanale dhe jo që nuk solli ujë të pijshëm, por nuk u pa fare. Nuk e di nga ishte. Mua më vjen keq për ty Lavdrim se njeri i suksesshëm se të njoh, ka vite, opo na rreni more, na sollët ujë për katër vjet.

A keni ndërmend me e nimu këtë popull, apo vini këtu i tregoni këtij populli vizion. Ne jemi taksapagues. Ne nuk na intereson kush është më i gjatë apo kush është më i shkurtër se është e zotit, as e Lavdrimit dhe as e Limonit, as këtij e as atij.

Punoni për këtë popull se nuk keni punuar për tetë vjet o Lavdrim. Unë po respektoj katunarët e mi, po që e keni rrejt këtë popull, që e keni masakru këtë popull, o ku ku nona.