zoom

Të gjitha

“E kam zënë unë se ky kishte turp”! Tea zbulon të vërtetën e lidhjes me Beartin

Në llogarinë e saj në Instagram, Tea Trifoni i lejoi ndjekësit t’i bënin disa pyetje, përmes rubrikës “Ask me a question”. Dikush e pyeti ish-konkurrenten e “Për’puthen”:

“Çfarë është ajo që të pëlqeu më shumë te Bearti dhe të fitoi si femër?”

Përgjigjja nuk mungoi:

“Një korrigjim, e kam zënë unë se ky kishte turp, po, kishte turp nga unë”, u shpreh Tea, teksa Bearti, i zënë ngushtë, përpiqet ta kundërshtojë.

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve. Megjithëse doli “e përputhur” me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë zyrtarizuar në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Po kështu nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe look duke u kthyer në kokëkuqe. Për më tepër, ndjekësit kanë nisur të dyshojnë për faktin që Tea dhe Bearti mund të jenë fejuar. Tea jo vetëm që po jeton tashmë me partnerin, por mban edhe një unazë në gishtin e saj të dorës së majtë, e cila duket si një unazë fejese. Ata vetë ende s’kanë reaguar lidhur me këtë lajm.