zoom

Politikë

“E kalon dot oqeanin Rama?”, Salianji për skandalin “McGonigal”: Kryeministrin mund ta…

Deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Open” ka folur në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.

Ai ka ngritur pyetjen nëse në një situatë të tillë kreu i qeverisë mund të kalojë oqeanin dhe të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

“Amerikanët nuk janë si SPAK-u apo sistemi gjyqësor këtu që shohin kë kanë përballë e kush vjen nga pas se ndryshe nuk do përmendej 14 herë, bëhet fjalë për kryeministrin e një vendi aleat në NATO.

Fakti që SHBA e përmendin 14 herë me emër kryeministrin në akuzat e Uashingtonit, nxjerr çështjes të veçantë dhe VOA e kishte zbardhur të plotë, pa diskutim që nuk shohin se kush përfiton se nuk është logjikë e drejtësisë kush përfiton politikisht. Jemi në kushtet e ka kryer apo jo shkeljen. Politikisht në këto kushte Rama mund të largohej. E përcakton PS, zgjedhjet apo një qeveri teknike është tjetër gjë. Jemi në një situatë që thuhet në aktakuzë se personat që kanë takuar Ramën e McGonigal kanë interesa financiare nga ndikimi që i kërkon Mcgonigal Ramës në zyrë në 9 shtator. Pas 9 shtatorit, në 5 tetor, 20 nëntor e në janar vijojnë takime pa fund të Ramës e këtyre dy personave me drejtorin e kundërzbulimi në FBI. Pa diskutim kemi të bëjmë me interesa të mëdha. Ç’interes ka drejtori i kundërzbulimit të FBI të rrijë me kryeministrin e Shqipërisë një herë në muaj?

Për shkak se Rama është përfshirë në këtë aferë, sot Shqipëria ka një dëm të madh në të gjithë mediat botërore.

Me këtë situatë e kalon dot oqeanin kryeministri e të takojë zyrtarë të lartë të SHBA se do kenë frikë të dalin në foto se do i thonë ky korrupton”, ka deklaruar ai.