zoom

Aktualitet

E gjithë politika kundër Albin Kurtit: La Kosovën pa vaksina për të bërë fushatë në Shqipëri

Veprimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka votuar të dielën në zgjedhjet në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka zgjuar reagime të shumta në Kosovë.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Enver Hoxhaj i PDK-së, në debatin për vaksinat në Kuvendin e Kosovës ka thënë se qytetarët po ndjehen të braktisur nga kryeministri I tyre.

Dek01. Enver Hoxhaj- Kryetar i PDK-së
E kanë parë që qeveria ka prioritete të tjera. Nuk ka ndodhur askund që kryeministri I një vendi merret me ushtrimin e shtetësisë së dyfishtë.

Kritika ndaj veprimit të kryeministrit Kurti ka hedhur edhe kreu I LDK-së Lumir Abdixhiku.

Dek02. Lumir Abdixhiku- Kryetar i LDK-së

Kur cdo dy orë vdes një qytetar në Kosovë, kryeministri ynë shpërndan fletushka në Lezhë e Tiran. Merreni me mend për dy javë ka vizituar Shqipërinë 4 herë e qendrën efektive asnjëherë. I bëj thirrje që punën e parë cdo mëngjes ta nis nga qeveria. Të lësh 1000 pacientë për Boiken Abazin nuk ia vlen. Ai I shkreti aq votues nuk I ka.

Edhe analistët e shoqëria civile ka kritikuar një veprim të tillë të kryeministrit Albin Kurti. Sipas tyre pjesëmarrja e Kurtit në procesin e votimit në zgjedhjet në Shqipëri është bërë për realizimin e interesave të tij personale ndërsa ka anashkaluar interesat e qytetarëve të Kosovës.