zoom

Aktualitet

E FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici efektivi Erjon Goxhara

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës efektivi Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Lajmin e ka bërë të ditur policia.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.”- thuhet në njoftim.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark.