zoom

Aktualitet

E FUNDIT/ Sherr në një lokal në zonën e ish-Bllokut, dy persona përfundojnë në spital

Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal në zonën e “Ish-Bllokut”, në Tiranë, duke lënë të plagosur dy persona.

Policia njoftoi se të plagosurit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një debati të ndodhur për motive të dobëta.

Konflikti ndodhi në praninë e klientëve të shumtë.

Të plagosurit janë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.

Ata kanë pësuar dëmtime të shumta dhe për pasojë janë dërguar në spital, ku po mbahen nën kujdesin e mjekëve. /Zoom.al