zoom

Aktualitet

E FUNDIT/ Durrës, gjendet i mbytur një peshkatar

Mëngjesin e sotëm, nje peshkatar është gjetur i mbytur në Porto Romano.

Policia bën me dije se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja dhune.

Çelja e sezonit turistik është shoqëruar me lajmë të trishta, ku jo më larg se dje, një tjetër person humbi jetën në Shëngjin.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B., rreth 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.