zoom

Politikë

E fundit/ Basha: Nuk do i njohim zgjedhjet! Ja çdo bëjmë javën tjetër

Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet e 25 Prillit. Mësohet se kjo deklarate ka ardhur nga Basha në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Ne jemi duke grumbulluar fakte në rrugë ligjore për të mos njohur procesin e 25 prillit. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, u shpreh Basha para drejtuesve të PD-së në rrethe.

Ai u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor. Kreu i PD është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.