zoom

Të gjitha

“E fejuara ime…”/ Siç rrallë ndodh, Dj Sardi foli për jetën private

Sardi Shehu është një nga DJ më të njohur në vendin tonë, i cili ka shumë vite karrierë në tregun muzikor dhe pëlqehet shumë në klubet e natës. Ai është bërë pjesë shpesh e emisioneve të ndryshme dhe jo rrallë herë është komentuar për jetën private.

Tashmë e dimë të gjithë që ai është në një lidhje dashurie me vajzën që ka postuar në Instagram, madje ata edhe janë fejuar, pasi ai ka publikuar foto me unazën në gishtin e fejesës.

Ai ka preferuar që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut, i ftuar në emisionin “Jashtë Loje” Sardi nuk ka diskutuar shumë për këtë pjesë, por në një moment, moderatorja Sidorela Gjoni, e pyet se kush është personi që telefonon më shpesh:

“E fejuara ime” shprehet ai duke na treguar në këtë mënyrë se janë një çift që komunikojnë pothuajse gjithë ditën me njëri-tjetrin.