zoom

Aktualitet

“E doja Sabrinën”! Elton Metaj shpërthen në lot, ndërpritet seanca gjyqësore

Gjykata e Fierit këtë të martë ka lënë në burg 31-vjeçarin Elton Metaj, i cili gati një javë më parë ka ekzekutuar me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj.

Gjatë gjithë seancës gjyqësore ai ka qenë i prekur dhe herë pas here dhe ka qarë.

Në deklaratën e tij, Metaj ka pohuar se Sabrinën e donte, por presioni që i bënte herë pas here vjehrri e ka detyruar që të marrë këtë vendin.

“E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e prindërve të ish-gruas së tij në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.