zoom

Aktualitet

E diela nuk shpëtoi pa aksident/ Përplasen dy automjete luksoze në Peshkopi

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Peshkopi, ku pas përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur një këmbësor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, ku automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K ., është përplasur me një automjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. Zh.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar lehtë shtetasi N.N,(këmbësor), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.