zoom

Aktualitet

E dënuar me 8 vite burg në Greqi/ Shenjat e gishtave “fundosin” 30-vjeçaren shqiptare (Emri)

Një 30-vjecare shqiptare, ndaj të cilës ishte në pritje një dënim, është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga efektivët e Policisë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Reparti Kufitar Delvinaki, rezultoi se ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar, akt për të cilin u arrestua dhe po mbahej me qëllim depërtimin në Shqipëri.

Por kanë qenë shenjat e gishtave që kanë zbuluar skemën e 30-vjeçares.

E reja kishte gënjyer për të dhënat ndërsa rezultoi se ajo quhej Vasilika Maksuti 30 vjeç dhe se ishte dënuar në Greqi në vitin 2022 me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për drogë.

E arrestuara është dërguar në Prokurorinë e Janinës për procedurat e mëtejshme.