zoom

Slider

“E besoja fitoren”- Krist Aliaj analizon lojën në BBV: Olta manipuluese, Luizi nënshtrues

Krist Aliaj, i cili humbi në përballjen kokë më kokë me Luiz Ejllin për fitimin e çmimit 100 mijë euro në BBV, ka analizuar lojën dhe lojtarët brenda shtëpisë.

Ai tha se e “besonte fitoren, ishim 2 njerëz të kundërt”, ndërsa theksoi se kishte frikë për imazhin e tij brenda shtëpisë.

Krist Aliaj u shpreh se Olta Gixhari ishte vështirë të përballohej për shkak se ishte manipuluese, kurse Luiz Ejlli sipas tij, donte të të nënshtronte.

Krist Aliaj: Ishte e vështirë të përballoje Oltën, kur fillonte me stilin manipulues. Kishte shumë tentativa manipulimi kurse Luizi donte të të nënshtronte. Unë e dija këtë shumë mirë, unë tentoja të arsyetoja gjënë. Në një moment thash që duhet të jap përgjigje më të shkurtra dhe të bëhem më i ashpër. Unë e dija ku do e sulmoja, e kisha shumë të qartë. E sulmoja te sjellja, te loja aty e kam sulmuar. Se si e luante lojën mua nuk më interesonte fare, unë kapja situatën dhe e dija ku do ndërhyja. Thashë që këtu duhet të jem tipi në vetëkontroll gjithë kohës. Druhesha nga dinamika shumë të shëmtuara, debate e sjellje. Kisha frik për imazhin aty brenda. E besoja fitoren, thashë jemi dy njerëz shumë të kundërt. Ai kishte telenovelën me Kiarën dhe Efin, por kaq. Unë nuk luaja dot tenelovela aty brenda.