zoom

Aktualitet

E arrestuan se kërcënoi në media djalin e Ramës, reagon policia: Ja si qendron e vërteta

Policia e Tiranës ka arrestuar në datën 20 Janar një 61-vjeçar, i identifikuar si Ivzi Hoxha nga Tirana, pasi gjatë një interviste mediatike ka deklaruar se do të hakmerrej ndaj kryeministrit Edi Rama për prishjen e shtëpisë së tij nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

Ndonëse ka katër ditë e mban në qeli për një deklaratë, lajmi është bërë public vetëm ditën e sotme, kur Hoxha doli për masë në gjykatë.

Por sipas policisë kjo jo për fajë të saj. Në një reagim publik blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se këtë informacion e kanë publikuar që në datën 20 janar në faqen e ëebit të policisë.

Gjatë një emisioni televiziv, Ivzi Hoxha përmendi fjalë kërcënuese, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e “5 Majit”, prej projektit të ndertimit të banesave sociale.

Gjatë marrjes në pyetje, Hoxha u ka thënë hetuesve se kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij.

Ai është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanosë kryeministrin dhe familjen e tij.

Prokuroria kishte kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 15 ditor, por Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Një vendim i vështirë për zbatuar ky, pasi Ivzi Hoxha nuk ka më shtëpi pasi ia ka prishur qeveria dhe bashkia.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në ëeb-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.