zoom

Aktualitet

Dyshohet se vrau marokenin në Spanjë, ky është shqiptari i dyshuar. Emri dhe detajet

Gjykata në Spanjë ka urdhëruar marrjen forcërisht të kampionit të ADN-së, për shqiptarin 30-vjeçar Florian Rama, i akuzuar për vrasje.

Ky i fundit u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar, ku përballet me akuzën e vrasjes së 24-vjeçarit Soufian Mraha, ngjarje e ndodhur në muajin qershor të vitit 2019, pas një debati në një bar.

Tre dëshmitarë e kishin identifikuar atë në skicat e fotografive të policisë të një duzinë individësh me precedentë penalë, që hetuesit u treguan atyre. Duke jetuar në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën “Lorient”, pranë Balaídos, celulari gjithashtu e tregoi atë, atë mëngjes në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu kamerat kapën një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që për koincidencë aty jetonte edhe një shoku i Ramës.

Megjithatë Gjykata ka kërkuar edhe ADN e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë, por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.

ADN do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor, të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje. /ZOOM.AL/