zoom

Aktualitet

Dyshohet se u mbyt duke peshkuar në Porto-Romano, vijojnë kërkimet për Ndonin

Prej dy ditësh kërkimet po dështojnë për gjetjen e të riut që dyshohet se u mbyt duke peshkuar në bregdetin e Durrësit.

Policia dhe të afërmit po vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Aurel Ndonit. Sot janë shtuar edhe trupat kërkuese, edhe me polumbarë.

Peshkatari amator u mbyt mbrëmë në bregdetin e Porto-Romanos. Dyshohet se ai është futur për të nxjerrë grepin dhe ka rënë në thellësi.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të trupit të tij, ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht. /ZOOM.AL/