zoom

Aktualitet

Dy ditë pas zgjedhjeve Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për kontrollorët e Rinasit që bojkotuan punën

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit.

Flora Ndreca nga “arrest shtëpie” është vendosur ndaj saj masa “detyrim paraqitje”.

Ndërsa Muhin Mezini është liruar nga arresti në burg duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Po ashtu edhe kontrollori tjetër Armando Fezga është vendosur ndaj tij masa “arrest shtëpie”.

Sipas prokurorisë, “provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së vecantë”.

“Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të tilla si kqyrja e aparatit celular të shtetasit Armando Fezga është konstatuar se ai ka komunikuar përmes Whatsapp me shtetasin Eldi Dervishi ë cilit në datën 6 ora 11:34 i shkruan:

“Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”.

Më pas në komunikimin në grup në datën 6 në orën 4:35, kontakti i regjistruar me emrin ‘Hajredini’ i shkruan shtetasit Armando “po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë.”

Ndërsa kontakti Klesti shkruan “Mbylle kullën”.

Shtetasi Hajredin i përgjigjet “se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak prapa ndërmarrjes”.

Nga kqyrja e aparatit ceuluar në posedim të shtetases Flora Ndreca është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet Whatsapp me Gersi Spaho, të cilit në datë 6 ora 21:12 i shkruan se “mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin?”

Në datën 6 ora 10:50 Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petri përmes Whatsapp foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij ndërsa ky i fundit i është përgjigjur “në 12 jam aty”.

Në datën 6 ora 10:49 Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të rregjistruar me emrin Ezi foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij ndërsa Ezi i përgjigjet “e mira është të shkruash më shkurt”.

“Ndikimi i shtetasit Muhin Mezini me detyrë mbikqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror tek shoqëria Albcontrol tek vartësit e tij për plotësimin e formularit të paaftësisë së përkohshme në punë, provohet edhe nga deklarimet e shtetasve Emiljano Majani, Erion Alibali, dhe Erjon Krisafi”, thekson Prokuroria.