zoom

Bota

Dy dëshmitarë mund të hedhin dritë mbi ekzekutimin me 6 plumba të gazetarit. Mitsotakis thërret në zyrë ministrin

Dy persona kanë parë se si u ekzekutua gazetarit Jorgos Karaivaz, sapo doli nga shtëpia e tij në Athinë, në lagjen Alimos.

Ai u qëllua me 6 plumba.

Dëshmitarët ndodheshin fare pranë dhe panë skenën e vrasjes.

Dy dëshmitarët kyç thanë se autorët po lëviznin me një motoçikletë të vogël, me gjasë scooter, me të cilin ia mbathën, duke e lënë të pajetë reporterin pranë makinës së tij.

Dëshmia e tyre dhe kamerat e sigurisë mund ta ndihmojnë policinë të identifikojë vrasësit.

Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, nisjen e një hetimi të shpejtë mbi çështjen. Ai e ka thirrur atë në një një takim në Pallatin Maksimos.

Policia po kontrollon edhe kompjuterët dhe celularët e viktimës, për të parë bisedat e tij të fundit dhe nëse ka marrë mesazhe kërcënuese.

Dyshohet se vrasësit e kanë monitoruar prej ditësh gazetarin e ndjerë, duke zbuluar lëvizjet e tij.

Gazetari kishte kërkuar mbrojtje policore, pasi ndihej i rrezikuar.

Vrasja u dënua nga Komisioneri Evropian dhe komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut. “Vrasja e një gazetari është një veprim për t’u përbuzur dhe frikacak”, shkruajti presidentja  Komisionit, Ursula von der Leyen.