E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

DW: Gjendje kritike në Shqipëri nga pandemia

Situata e pandemisë në Shqipëri po i afrohet vijës së kuqe. Autoritetet shëndetësore sapo e kanë quajtur atë “situatë kritike, por nën kontroll”.

16/11/2020
in Aktualitet, Slider
0
DW: Gjendje kritike në Shqipëri nga pandemia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha në një konferencë për shtyp të dielën,  (15.11) se rastet e reja, të infektuara me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit “janë dyfishuar”. Ato arritën një rekord të ri prej 593 vetësh dhe numri i viktimave u rrit në 11 syresh në 24 orët e fundit, kryesisht qytetarë në moshën nga 53 – 82 vjeꞔ.

Dyfishimi i rasteve të reja në 24 orët e fundit ndjek trendin e një grafiku të qëndrueshëm vetëm në rritje të infeksionit Corona, në këtë muaj të fundit të vjeshtës, në prag të dimrit, kur moti po vjen duke u ftohur. “Situata është delikate dhe kritike, pasi rezultojnë dy herë më shumë raste të reja në 24 orë në krahasim me një muaj më parë por mbetet nën kontroll” theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shifra shqetësuese, por nën mesataren e rajonit.

Shifrat zyrtare të dhëna nga autoritetet e shëndetësisë parathonë kohë të vështira për Shqipërinë. Sipas tyre në dy spitalet anti-Covid në Tiranë, Spitali Infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Sanatoriumin ” Shefqet Ndroqi” numri i të shtruarve ka arritur në 393 vetë, në gjithë vendin ka 27.830 raste pozitive nga të cilat 14.381, – më shumë se gjysma- janë raste aktive. Numri total i viktimave, që nga fillimi i epidemisë arriti të dielën në 623 vetë,

Vatrat e infeksionit po rriten dhe deri tani janë 263 në të gjithë vendin nga të cilat 224 familjare. Megjithatë autoritetet e cilësojnë këtë situatë nën mesataren e rajonit. “Shqipëria ka 901 raste pozitive për 100 mijë banorë. Krahasuar me mesataren e rajonit, me 1454 të prekur për 100 mijë banorë, situata paraqitet nën këtë mesatare. Lidhur me fatalitetet, për 1 milionë banorë, Shqipëria ka 20.6 humbje jete, kundrejt 31.6 që është mesatarja në rajon dhe  48.8 ajo në BE”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Ogerta Manastirliu (DW/A. Ruci)Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në bisedë me DW

Strategjia: jo testime në masë, hapja e spitaleve rajonale

Afrimi i dimrit parathotë shtim të mëtejshëm të rasteve pozitive. Opozita e sheh situatën aktuale të dyfishimit të rasteve ditore si “katastrofike” dhe kërkon me këmbëngulje nga qeveria të bëjë testime në masë.  Por strategjia e qeverisë është “rritje e testimeve në varësi me ecurinë e pandemisë dhe hapja e spitaleve rajonale anti-Covid”.

Sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore numri total i testimeve në qershor, pas daljes ga karantina tre mujore, ishte 8883. Vetëm në 2 javët e para të këtij muaji janë kryer 35.428 testime, nga të cilat 24.048 në sistemin shëndetësor publik dhe 11.380 në atë jo publik. “Jemi gati dhe po përcaktojmë stafet për spitalet rajonale anti-Covid-19. Kur të mos mjaftojnë më kapacitetet e spitaleve anti-covid në Tiranë kemi pavione të dedikuara në Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Një skenar tjetër janë spitalet e Lezhës, Beratit dhe Fierit. Skenari i fundit për të cilin jemi përgatitur përfshin spitalet e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës” informoi ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shqipëria hyri të mërkurën e kaluar, (11.11) në izolim të pjesshëm për shkak të rritjes së lartë të numrit të infektimeve dhe ndaloi qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit. Kryeministri Rama bëri me dije ditët e fundit se nuk do të ketë një izolim / karantinë të plotë si ajo e tre muajve të parë, të prekjes së Shqpërisë nga pandemia Corona, Mars – Maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri dje, (15.11) numri total i të infektuarve në botë është 53 milionë 767 mijë, i viktimave 1 milionë e 309 mijë. Për popullsinë prej 2,8 milion banorësh të Shqipërisë, numri i të infektuarve dhe i viktimave konsiderohet jo i vogël.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
Firmoset marrëveshja më të madhe botërore për tregti

Firmoset marrëveshja më të madhe botërore për tregti






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In