zoom

Aktualitet

Durrës/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet D. H., është përplasur me një motor i drejtuar nga 36-vjeçari me inicialet N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.